Autoritetet turke nuk janë mjaftuar me akuzën e organizimit te tentativës per grusht shteti ndaj klerikut qe jeton ne SHBA, Fetullah Gylen, por edhe e kane poshtëruar atë. Sipas disa mediave, shtëpia e tij e lindjes ne nje fshat ne provincën Erzurum do te shndërrohet ne banjo publike, me kërkese te banoreve te fshatit. Qeveria ka kërkuar ekstradimin e Gylen, por kërkesa deri tani është refuzuar nga pala amerikane, e cila ka kërkuar prova per fajësinë e tij. Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdak ka deklaruar se ka informacione se Gylen mund te largohet nga SHBA drejt Australisë, Meksikës, apo vendeve te tjera. Ndërkohe, goditja ndaj mediave qe presidenti Erdoan i konsideron mbështetëse te Gylenit, vazhdon. Orët e fundit janë mbyllur me shume se 130 televizione, radio, gazeta, shtëpi botuese dhe agjenci lajmesh ne internet. Nje pjese e ketyre mediave janë te vogla dhe lokale, por ka edhe agjenci qe regjistrojnë lexues te shumte. Disa prej tyre shihen si përhapëse te ideologjisë gyleniste. Megjithatë ne shënjestër jane vene jo vetëm gylenistet, por edhe gazetare kritike qe nuk kane lidhje me lëvizjen. Spastrimet vazhdojnë edhe ne radhët e forcave te armatosura me shkarkimet e gjeneralëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *