E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqi, goditja e kurdëve pasohet me sulme

Rikthehen tensionet ne Turqi. Dy bashkedrejtuesit e partisë opozitare kurde, Demokracia Popullore, jane arrestuar, se bashku me te paktën 9 deputete. Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag akuzohen per shpërndarje propaganda per militantet qe luftojne shtetin turk. Vetem pak ore pas ketyre arrestimeve ne Dijarbakir, nje makine bombe shpërtheu duke shkaktuar tete viktima dhe me shume se 100 te plagosur. Militantet jane ne lufte prej vitesh per te siguruar pavarësinë e kurdeve, minoriteti me i madh etnik ne Turqi. Ankaraja zyrtare mbetet ne gjendje emergjence, qe pas grushtit te dështuar te shtetit ne muajin korrik. Kjo gjendje emergjence i jep mundësi presidenti Erdogan dhe kabinetit te tij te shmangin parlamentin ne ndryshimin e ligjeve apo ne kufizimin e lirise.
Arrestimet e kesaj te premteje pritet te provokojnë me shume tensioneve mes kurdeve dhe me shume akte dhune.

Vazhdo të lexosh

Reklamë