Subscribe

Polica turke ka asgjësuar një celulë terroriste te shtetit islamik te Sirisë dhe Irakut. Të paktën 20 anëtarë të ISIS janë arrestuar në provincën jugore të Adanase pasi policia bastisi të paktën 22 godina ku dyshohet se militantët ishin fshehur. Ndërsa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duke marrë shkas nga ky ndalim ka deklaruar për mediat se nuk ka asnjë dallim mes militantëve të ISIS, kurdëve apo mbështetësve të klerikut Fetullh Gylen, pasi të gjitha janë organizata terroriste që synojnë të shkatërrojnë vendin. Të gjitha grupet, sikurse ndodhi me 15 korrik me grushtin e shtetit, kanë aftësinë që të veprojnë në mënyrë të organizuar kundër republikës turke, deklaroi Erdogan në një intervistë duke shtuar se Ankaraja zyrtare do të vijojë luftën ndaj tyre. Me herët presidenti turk kërkoi nga SHBA-ja ekstradimin e klerikut Fetyullah Gylen pasi e akuzon ate si përgjegjësin e grushtit te shtetit në Turqi. Por Uashingtoni ka kërkuar fakte mbi te cilat Turqia i mbështet këto akuza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *