E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Bota

Turqi, goditen 51 kompani të Gylen

Policia turke ka bastisur 51 kompani të organizatës “FETO” të Gylen, të cilat dyshohet se kanë ndihmuar financiarisht kryengritësit të cilët tentuan grushtin e shtetit më 15 korrik. Njësia e krimit financiar ka ndaluar 120 punonjës të këtyre kompanive, 50 prej të cilëve janë arrestuar. Mes kompanive është dhe “AKFA Holding”, qe merret me ndërtime infrastrukturore dhe teknologjinë e avancuar si dhe rrjeti i supermarketeve “A101”. Nga hetimet rezulton se gjatë viteve 2011 dhe 2015, organizata “FETO” transferonte paratë nga SHBA-ja dhe Kanadaja përmes bankës “ASJA”, e cila operon në Turqi që prej vitit 1996. Këto ndalime vijnë pas qindra ndalimeve që policia bëri një ditë më parë në Gjykatën e Stambollit, pjesa më e madhe e të cilëve punonjës të administratës. Që prej tentativës për grusht shteti në Turqi janë kryer gjithsej 35 mijë arrestime mes të cilëve ushtare, policë, gjyqtare gazetare e arsimtar. Ata akuzohet se kanë patur dijeni për kryengritjen dhe punojnë për llogari të klerikut Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon si orkestruesit e gushtit te shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë