E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Bota

Turqi, gjendet i pajetë i bashkëthemeluesi i Helmetave të Bardha

Ish-oficeri i ushtrisë britanike, i cili ka bashkëthemeluar grupin e shpëtimit Helmetat e Bardha, James Le Mesurier është gjetur i vdekur në Turqi.

 

Sipas mediave ndërkombëtare trupi i pajetë është gjetur në banesën e tij në Stamboll.

 

Reklamë

Sipas mediave, trupi i viktimës është gjetur me çarje në këmbë, ndërkohë autoritetet turke kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

 

Helmetat e Bardha të njohura edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë – kanë rreth 3,000 anëtarë dhe janë formuar në vitin 2014, tri vjet pas shpërthimit të luftës civile në Siri.

 

Grupi u ndihmon civilëve që sulmohen në ato zona të Sirisë që kontrollohen nga kundërshtarët e presidentit Bashar al-Assad.

 

Por, Qeveria siriane dhe aleatët e saj, Rusia dhe Irani, i kanë akuzuar Helmetat e Bardha për ndihmë të hapur ndaj organizatave terroriste.

 

Ndërkohë disa ditë më parë Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë një postim në Tëitter, duke thënë se Le Mesurier ka qenë ish-agjent i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, i njohur si MI6.

Vazhdo të lexosh

Reklamë