E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqi, garda presidenciale drejt shkrirjes

Garda presidenciale po shkon drejt shkrirjes, pak pas vendimin për të arrestuar 300 pjesëtarë të saj, të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti të orkestruar sipas Ankarasë zyrtare nga kleriku Fetullah Gylen. Sipas mediave në vend qeveria tashmë beson se nuk është më i nevojshëm regjimenti i gardës presidenciale dhe se nuk përjashtohet shkrirja e tij. Ndërkohë 13 mijë personat, të cilat janë ndaluar nga policia për shkak të dyshimeve që rëndojnë mbi to do të qëndrojnë të paktën 30 ditë në paraburgim. Mes tyre janë gjyqtare, profesorë, akademike, gazetare, ushtarë e policë. Pas komplotit Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, deri në arrestimin e çdo celule pjesë e këtij grushti shteti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë