Turqia do t’i paraqesë SHBA brenda pak ditësh nje kërkese zyrtare me shkrim per ekstradimin e klerikut turk Fetullah Gylen, te cilin autoritetet turke e akuzojnë se qendron pas tentativës per grusht shteti. Kete e konfirmoi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ne nje interviste per televizionin CNN, duke theksuar se ekziston nje marrëveshje mes dy vendeve per ekstradimin e krimineleve.

Rexhep Taip Erdogan: Ju kërkoni qe dikush te ekstradohet, ju jeni partneri im strategjik dhe une ju bindem, por ju nuk beni te njëjtën gje. Duhet te kete reciprocitet ne keto lloj gjerash.

Ndersa mijëra vete jane arrestuar per tentative e grushtit te shtetit Erdoan nuk e përjashton rivendosjen e dënimit me vdekje nese e miraton parlamenti.

Rexhep Taip Erdogan: Ka nje krim tradhtie. Do te kete nje vendim parlamentar, deputetet do te bashkohen do te diskutojnë dhe une si president do te miratoj çdo vendim qe del nga Parlamenti.

BE ka paralajmëruar se nese rivendos dënimin me vdekje, Turqia nuk do te behet pjese e unionit.

Ndërkaq, ne mediat turke ka pasur lajme kontradiktore lidhur me ish-shefin e forcave ajrore turke, gjeneralin Akin Ozturk, qe dyshohet te jete i përfshire ne grushtin e shtetit. Disa media thone se ai ka pranuar te kete planifikuar pucin, por te tjera thone se ai ka mohuar te kete pasur nje rol ne te. Ne vend vijon fushata e spastrimit në polici, ushtri dhe drejtësi, ku shkarkimit dhe arrestimit të mbi 6 mijë pjesëtarëve ushtarakë , gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë bashkuar dhe mbi 8 700 persona të pezulluar në radhët e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *