Ne Turqi vazhdon vala e arrestimeve ndaj personave te dyshuar si bashkëpunëtore te tentativës per “grusht shteti” te muajit korrik. Policia arrestoi vellane e klerikut Fetullah Gylen, qe konsiderohet orkestruesi i Puçit. Kutbetin Gylen u ndalua gjate nje operacioni ne Izmir ne shtëpinë e nje te afërmi te tij. Media shtetërore njoftoi se ai ka qene pjesëtar i nje grupit te armatosur terrorist. Ne muajin korrik ishin ndaluar edhe dy prej nipërve te Gylen. Urdhearreste jane lëshuar ndaj 115 personave te tjere ne te gjithe vendin. Dhjetëra mijëra njerëz, zyrtare te qeverise, ushtrisë dhe mësues kane humbur vendet e punes, qe nga tentativa e grushtit te shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *