Policia turke ka zhvilluar një operacion kundër organizatës “Feto” te klerikut Fet’hullah Gylen, te cilin Ankaraja zyrtare e njeh si nje grupim terrorist. Gjatë këtij aksioni janë ndaluar 29 persona, përfshi dhe nipin e Gylen, i cili është në krye të institucionit arsimor të këtij fondacioni në Turqi. Burime të policisë turke konfirmojnë se në të njëjtën kohë janë bastisur 73 godina kryesisht ne Izmir. Operacionet policore kundër organizatës së Gylenit në Turqi kanë filluar në vitin 2014 dhe deri më tani janë ndaluar mbi 3 mije të dyshuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *