E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqi, arrestohen dhjetëra gazetarë

Autoritetet turke kanë arrestuar 35 gazetarë dhe punonjës të mediave, të cilët dyshohen se kanë lidhje me Fetullah Gylen, te cilin Ankaraja e akuzon për organizim të grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Agjencia shtetërore e lajmeve beri te ditur se te arrestuarit kane përdorur një aplikacioni dhe autoritet turke besojnë se kjo është shenjë që janë anëtare te lëvizjes Gylen.

 

Policia filloi operacionin mëngjesin e së enjtes dhe identitetet e te ndaluarve nuk janë bërë ende të ditur. Deri më tani janë arrestuar mbi 50,000 njerëz, shumica e të cilëve janë akuzuar për përfshirje në përpjekjen e grushtit të shtetit. Nga ana tjetër më shumë se 110,000 punonjës të administratës janë shkarkuar. Goditja e vazhdueshme kundër gazetarëve ka alarmuar perëndimin dhe grupet e të drejtave të njeriut, ndërsa  qeveria  deklaron se këto masa janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve, me të cilat po përballet vendi.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë