Identifikohen dy prej tre kamikazëve që kryen sulmet terroriste në aeroportin e Stambollit. Bëhet fjalë për shtetasit Rakim Bugarov dhe Vadim Osmanov emrat e të cilëve janë zbardhur nga pasaportat që dispononin. Edhe kamikazi i tretë ka patur pasaportë ruse. Një ditë më parë burim të inteligjencies turke deklaruan se tre terroristet e vetëvrare jane nga Rusia, Kirgistani dhe Uzbekistani. Me heret, Pas arrestimit te 13 personave te dyshuar per lidhje me sulmin ne aeroportin Stambollit, forcat turke te antiterrorizmit kryen nje tjetër operacion. Ne pranga kane përfunduar 11 persona qe besohet te jene pjese e nje celule te Shtetit Islamik, qe ka lidhje me tre kamikazët, qe shpërthyen veten ne aeroport. Nje dite me pare autoritetet konfirmuan. Nga shpërthimet ne aeroport gjeten vdekjen 44 persona dhe u plagosen rreth 300 te tjerë. Per drejtuesit e vendit nuk ka dyshime se sulmi është kryer nga Shteti Islamik. Ndërkaq, nje zyrtar amerikan i sigurisë tha per CNN, se organizatori i masakrës se Stambollit është nje terrorist i njohur qe punon ne Ministrinë e Luftës se ISIS. Akhmed Chatayev nga Kaukazi verior ka drejtuar tre kamikazët per te kryer sulmin ne muajin e Ramazanit, por vendndodhja e tij nuk dihet. Sipas zyrtarit amerikan, ky informacion ka ardhur nga shërbimet sekrete turke. Chatayev është perfshire ne listen e terroristeve nga Departamenti Amerikan i Thesarit dhe planifikonte sulme ne Turqi dhe SHBA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *