E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqi, aksidentohet makina e qeverisë, humb jetën zv.ministri

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun, ka humbur jetën këtë të hënë si pasojë e një aksidenti.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në provincën Van, ndërkohë që zëvendësministri, po shkonte për të marrë pjesë në ngjarjet që shënuan përvjetorin e Betejës së Madzikert (1071) midis Seljukëve dhe Perandorisë Bizantine.

 

Sipas mediave turke makina me të cilën po udhëtonte zyrtari turk ka dalë nga rruga, duke i marrë jetën zv.ministrit dhe plagosur tre të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë