Nje feste dasme është kthyer ne mort ne Turqi, ku nje shpërthim kamikaz shkaktoi masakër ne qytetin Gaziantep, ne kufirin me Sirine. 50 te vdekur dhe rreth 100 te plagosur është bilanci i shpërthimit te ndodhur ne nje dasme kurde, qe sipas presidentit turk Rexhep Taip Erdoan është veper e Shtetit Islamik. Ngjarja ndodhi ndërsa personat qe gjendeshin ne feste kishin dale te kërcenin ne rruge, nje praktike kjo e ndjekur ne dasmat ne jug te vendit gjate veres. Mes viktimave ka edhe gra e femije. Si pasoje e shpërthimit eshte shkatërruar edhe salla ku po zhvillohej festa. Dhjetëra ambulanca mbërritën ne vendin e ngjarjes për te transportuar te plagosurit. Ne nje deklarate me shkrim te publikuar ne mediat, turke presidenti Erdoan theksoi se nuk ka ndryshim mes ISIS, militanteve kurd te PKK dhe ndjekësve te klerikut Fetullah Gylen, te cilin e bën përgjegjës per tentativën per grusht shteti: Vendi yne ka nje mesazh per ata qe na sulmojnë, ju nuk do te keni sukses. Terroristet nuk mund te provokojne popullin duke synuar tek ndjeshmëria etnike dhe sektariane. Synimi i sulmeve si ky ne Gaziantep ishte te sillte përçarje dhe urrejtje mes etnike dhe besimeve, theksoi Erdoan. Festa e dasmës ishte organizuar per nje anëtar te partisë opozitare kurde HDP, ndërsa ne Gaziantep jeton nje numer i madh personash qe jane larguar nga luftimet ne Siri apo nga konflikti mes qeverise dhe kurdeve.
Turqia eshte tronditur muajt e fundit nga nje seri sulmesh me bomba nga militantet e ISIS dhe ata kurde. Gaziantepi ku u shënua ngjarja e fundit njihet si qytet, ku veprojnë disa celula te ISIS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *