E diel, 27 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Turpi bie mbi të githë ne”, presidentja e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër thirrjet antishqiptare

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, ka reaguar ashpër për incidentin gjatë një ndeshje sportive në Kumanovë.

“Turpi bie mbi të gjithë ne” – ka thënë Siljanovska, referuar thirrjeve antishqiptare në kor gjatë ndeshjes Maqedoni e Veriut–Rumani.

“Edhe për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, me të drejtë nuk pushojnë reagimet për incidentin e tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me ‘plumba urrejtjeje’ ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por na goditën të gjithëve, jemi të turpëruar” – shkroi presidentja në rrjetet sociale.

Ajo u bëri thirrje tifozëve të sportit që të shmangin gjuhën e ashpër, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e Kumanovës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh