Zv/Ministri i Brendshëm është rrëmbyer, rrahur dhe më pas është vrarë nga truma e protestuesve në radhët e minatorëve në Bolivi. Lajmi është konfirmuar nga qeveria boliviane që deklaroi se Rodolfo Illanes dhe truproja e tij, u morën peng mëngjesin e të enjtes dhe është torturuar për vdekje. Në përgjigje ndaj këtyre protestave të dhunshme, policia ka hapur zjarr ndaj tubuesve, duke vrarë dhe dy prej minatorëve. Ata kanë arrestuar dhe të paktën 100 demonstrues. Prej ditës së martë, minatorët në Bolivi kanë bllokuar autostradën në Panduro. Ata kërkojnë më shumë siguri dhe të drejta në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *