Ndërkohë që ka nisur numërimi mbrapsht për datën 27.07.2017, Turjan Hyska po feston ditën e fundit si beqar. Vetëm pak ditë para dasmës, miqtë e tij më të ngushtë, me në krye vëllain e tij Eljo Hysko, e kanë ‘rrëmbyer’, duke u arratisur drejt Vjenës.

 

 

 

 

Nuk e dimë nëse do jetë një festë e çmendur beqarie jashtë kufijve, por të paktën shpresojme të kthehet në kohë për dasmën. Nga fotot e publikuara në Instagram, autori I emisionit ‘Oktapod’ shfaqet I lumtur përkrah miqve.

 

 

 

Ndërkohë që pak ditë më parë, edhe mikeshat e saj më të ngushta, kishin përgatitur një festë beqarie surprizë për Orindën, buzë detit.

 

 

 

Tre ditë na ndajnë nga dasma përrallore me 300 të ftuar. Orinda dhe Turjani kanë dashur të kenë njerëzit më të afërt dhe ata persona që vërtetë gëzojnë bashkë me ta në ditën e tyre më të rëndësishme. Vizion Plus ka zbuluar disa nga emrat e të ftuarve VIP në dasmën e çiftit simpatik. Mund të përmendim kryebashkiakun Erion Veliaj me bashkëshorten e tij, Blendi Klosi, Erion Braçe, Endri Fuga etje. Për të përmendur më pas disa nga figurat më të njohura të Vizion Plus e duke vijuar dhe me personazhe të tjerë si Ardit Gjebrea, West Side Family, Vikena Kamenica, gazetarja Iva Tiço dhe një mori figurash të tjera publike, këngëtarë dhe gazetarë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *