Subscribe

Turizmi është faktori kryesor që ka dhënë ndikim  në punësimin e të rinjve nga zyrat e punës.

 

Të dhënat e fundit tregojnë se në 6 muajt e parë kemi një rritje me 2000 të punësuar më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke arritur ne 16 mijë.

 

Nga këto punësime mund t’ju konfirmojë se rreth 50% e tyre, pra 7 mijë të janë të punësuar të moshës deri në 29 vjeç. Turizmi ka peshën e vet në këtë punësim, pasi njihet ky trend  që nis në tremujorin e dytë të vitit. Ne sot kemi të regjistruar në zyrat e punës 74 mijë punëkërkues, një shifër kjo e cila është ndryshim të vazhdueshëm.

 

Paralelisht me këtë fakt, numri i vendeve të lira të punës në zyrat e punësimit është 28 mijë. Zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë se biznesi kërkon kryesisht ekspertë të nivelit të mesëm, duke pasur në konsideratë që punëkërkuesit nuk kanë arsimim të kualifikuar.

 

Mund t’ju them se 60-70% e nevojave të biznesit për punë plotësohen nga zyrat e punësimit. Më së shumti punësimet kanë të bëjnë me profesione si  kamerier, kuzhinier, elektricist, hidraulik, magazinier etj

 

Peshën kryesore e mbajnë qarqet e mëdha si Tirana, Shkodra, Vlora, Durrësi dhe Fieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *