Subscribe

Ministria e Ekonomisë ka filluar hartimin e planit të masave për të bërë gati sezonin e ri turistik për Shqipërinë, i cili këtë vit do të nisë në që në muajin mars. Ka qenë vetë drejtori i Agjencisë Kombëtarë të Turizmit, Ardit Çollaku, i cili ka kërkuar nga institucionet shtetërore marrjen e masave emergjente, sidomos për çështjet e furnizimit me energji dhe shërbimin shëndetësor. Por përveç këtij problemi operatorët kërkuan që të ketë më pak kontrolle nga policia në rrugë për turistët, ndërsa thanë që pushteti vendor duhet të rregullojë rrugët dytësore në zonat e plazheve, të cilat gjatë ditëve të verës bllokohen me orë. Kreu i Shoqatës së Hoteleve, Zak Topuzi, tha se këtë vit Shqipëria jo vetëm që nuk uli TVSH-në në këtë sektor, por do të ketë një paketë turistike më të shtrenjtë për shkak të taksës 1 euro të vendosur për fjetje. Mesatarisht një familje që vjen të bëjë pushime në Shqipëri do të detyrohet të paguaj nga 4 deri në 6 euro taksë fjetje në natë, e cila është më e shtrenjtë edhe se tarifa që kanë vendet e rajonit, duke ia kaluar edhe Kroacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *