Subscribe

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Durrës ka folur ndër të tjera edhe për turizmin, sektor për të cilin sipas tij ka njohur rritje.

 

Rama tha se Shqipëria ka thyer një rekord të sajin, pasi në vendin tonë kanë ardhur 9 milionë vizitorë të huaj.

 

Ai ka theksuar se në tetor kemi pasur dyfishin e turistëve nga një vit më parë. Sipas Ramës, nëse ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit, do t’i afrohemi shifrës së 10 milionë turistëve, shumë domethënëse për ekonominë vendase.

 

“Mbase është pak, por është absolutisht e sigurt që ne kemi përjetuara të gjithë në këtë familje të madhe politike, një moment të mishëruar te turizmi. Kemi arritur një shifër që shumë vite më parë, dukej komplet e paimagjinueshme. Ne ndërkohë, kemi arritur në muajin tetor që nuk është piku i sezonit të kemi një kapërcim befasues të turistëve që na hyjnë në Shqipëri, nga 365 mijë në tetorin e vitit të shkuar në 611 mijë. Pra, mbi 80% plus. Edhe nga janari në tetor kemi prekur pothuajse shifrën e 9 milionë turistëve. Nëse ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit, do t’i afrohemi shifrës së 10 milionë turistëve, shifër kjo që për Shqipërinë është jashtëzakonisht domethënëse ekonomike, pasi bëhet fjalë për 10 milionë konsumatorë. Flas këtu për pasaporta të huaja. Këtu nuk përfshihen ata që kanë që kanë pasaporta shqiptare”, tha ndër të tjera kryeministri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *