E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Turizmi në Vlorë, shumë shpejt në nivele të larta”

“Brenda një harku kohor të shkurtër, Vlora do të kthehet në një qytet turistik të niveleve të larta”, kështu u shpreh në “Quo Vadis” deputeti i zgjedhur, Ilir Metaj.

 

Teksa tregonte se si paraqitet situata aktuale gjatë këtij sezoni në qytetin bregdetar, Metaj vuri në dukje se Vlora po përjeton turizëm gjatë gjithë vitit, e jo vetëm tre muajve të verës.

 

Sa iu përket investimeve të kryera nga qeveria Rama, deputeti i konsideroi “të paimagjinueshme”.

 

“Vlora i ka marrë të gjithë masat që të jetë një qytet sa më i suksesshëm. Vitin paraardhës, Vlora e kaloi më mirë nga ç’ishin pritshmëritë. Investimet e qeverisë në Vlorë janë të niveleve të reja, të paimagjinueshme.  Vlora është duke përjetuar turizëm gjatë gjithë vitit. Vizitohet jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga fqinjët tanë, të cilët e gjejnë Vlorën një qytet mjaft joshës. Vlora ka jetuar investime shumë të rëndësishme që ka tjetërsuar totalisht jetën dhe cilësinë e qytetit. Një investim shumë i rëndësishëm është patjetër aeroporti, është një zhvillim ekonomik i paimagjinueshëm deri para pak kohësh. Nëse i shtojmë edhe portin turistik, merkatën e peshkimit apo edhe portin e jahteve, duhet të imagjinojmë brenda një harku kohor mjaft të shkurtër një qytet turistik të niveleve të larta siç do të jetë Vlora.”

Vazhdo të lexosh