Subscribe

Puka është një ndër zonat turistike të pashfrytëzuara në Shqipëri, por jo sepse nuk ka çfarë të ofrojë për vizitorët e huaj dhe vendas. Për këtë arsye, bashkia ka kthyer sytë për zhvillimin e turizmit malor, si një mundësi e mirë edhe për ekonominë e kësaj zone. Bukuria e natyrës, gatimet tradicionale dhe ushqimet bio, e bëjnë këtë qytet 130 km larg kryeqytetit një alternativë të re për të gjithë.
Por që kjo zonë të marrë zhvillimin që duhet, nevojitet edhe vëmendja e qeverisë. Këtë e pranuan edhe përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Turizmit që ishin të pranishëm në çeljen e sezonit turistik në Pukë.
Edhe pse një zyrë e re informacioni për turistët u hap, sërish mungon instalimi i sinjalitikës në shtigjet malore dhe rregullimin e infrastukturës në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *