E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Video · Vendi

Turizmi i zhytur në informalitet

Ministri i financave njoftoi se ne muajin gusht do te nise aksioni ne zonat turistike, per te goditur evazionin, por ekspertet e fushës e vlerësojnë kete nisem si nje mase qe nuk i jep zgjidhje problemit te informalitetit. Ne fund ata qe do te goditen nga kjo situate jane vetëm bizneset e regjistruara, ndërkohe qe informaliteti ne turizëm është ulur këmbëkryq ne vendin tone. Duke iu referuar te dhënave nga Ministria e Turizmit, rezultojnë se te regjistruar jane 28 mije dhoma, dhe 3 mije hotele, por ne fakt numri i njësive akomoduese qe ofrojnë shërbime ne zonat turistike rezulton te jete gati trefish me i larte, por qe funksionojnë ne informalitet te plote. Qeveria ndërmori dy vite me pare aksion per te goditur informalitetin, por nga ky fenomen i vetmi sektor qe nuk u prek ishte ai i turizmit. Prej vitesh jane me mijera shtëpi banimi qe konkurrojnë padrejtësisht hotelet dhe ndaj tyre askush nuk ka marre ndonjë mase.

Më shumë video

Reklamë