Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ka thënë se vetëm në muajin Shtator, në vendin tonë kanë hyrë 610 mijë turistë, 31% më shumë se në të njëjtën periudhë, 1 vit më parë.

 

Gushti po ashtu pati një fluks të shtuar të turistëve, 27% më shumë se në gushtin e 2017-s, por tregues i rëndësishëm mbeten të dhënat e shtatorit, që tregojnë se politikat e qeverisë dhe të ministrisë së turizmit dhe të mjedisit, në vecanti e kanë transformuar turizmin sezonal në turizëm gjithë vjetor, pra në 12 muajt e vitit.

 

Këto janë shifrat që Klosi ka publikuar në një bashkëbisedim me gazetarët, ku krahas të dhënave të arritura nga ky sezon veror turistik, që solli në Shqipëri një rritje të ndjeshme të turistëve të huaj, por edhe vendas, foli edhe për suksesin e 3 sistemeve të reja, të ngritura këtë vit nga ministria e Turizmit.

 

Siguria në plazhe, që uli numrin e të humburve dhe të viktimave në plazhe; Një ofertë turistike gjithëvjetore, jo vetëm në sezonin e plazhit dhe Pastrimi. Po, në kuadër të Ditës së Turizmit, ministri Klosi rikujtoi edhe sfidën 10 milionë turistë deri në fillimi të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *