Sipërmarrjet turistike në Gjirokastër synojnë gjithnjë e më shumë gjetjen e alternativave tërheqëse për turistët dhe zhvillimin e bizneseve të tyre. Tunelet e periudhës së komunizmit janë vënë në shfrytëzim nga këto biznese

 

Manushaqe Zhuli që prej vitesh merret me grumbullimin dhe tregtimin e artefakteve dhe objekteve të vjetra, tregon se tuneli po shfrytëzohet për të ekspozuar objekte të ndryshme, që datojnë të paktën që prej shekullit të 18.

 

TURISTJA

 

Është hera jone e pare ne Gjirokastër dhe është vërtetë shumë bukur. Është vërtetë interesante të mësosh mbi të kaluarën e një vendi që për ne ka qenë i panjohur dhe kur vendosem të vinim këtu nuk e dinim realisht se çfarë të prisnim. Shumë njerëz në Belgjike na thanë të kemi kujdes, ndërsa ka patur po kaq shumë të tjerë që këtë vit vendosën të vijnë në Shqipëri, një vend që pa dyshim do ta zhvillojë turizmin gjithnjë e më shumë edhe falë nismave të tilla.

 

Të vendosura poshtë kalasë së qytetit tunelet u ndërtuan gjatë periudhës së komunizmit.

 

 

Tunelet e periudhës së komunizmit, deri para pak të harruara dhe të mbetura thjesht si objekte të një periudhe të vështirë për shqiptarët, tashmë po pasurojnë ofertën turistike dhe po tërheqin vizitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *