Subscribe

Korça ishte një nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas, por dhe të huaj për festat e fundvitit.

 

Ndonëse në kushte pandemie, qyteti juglindor pati një numër relativisht të lartë vizitorësh. Për kryebashkiakun Filo, një nga faktorët për fluksin e shtuar kanë qenë dhe paketat e ofruara nga strukturat akomoduese që operojnë në qarkun e Korçës.

 

“SOTIRAQ FILO

KRYEBASHKIAK I KORÇËS

Patjetër një komponent i rëndësishëm i Korçës turistike kanë qenë dhe investimet e bizneseve. Kryesisht në drejtim të strukturave të akomodimit, por dhe ato të shërbimit, bareve e restoranteve. Të gjithë këto komponent bashkë me qytetarinë korçare e mikpritjes dhe kulinarin e veçantë përbëjnë një paketë interesante dhe atraktive për turistët të cilët vijnë, por dhe rikthehen vazhdimisht në qytetin tonë. Dhe ky fundviti e ka demonstruar më së miri këtë.”

 

Në një intervistë të dhënë për Vizion Plus, Filo shprehet gjithashtu se krahas qytetit dhe zonat turistike të Dardhës e Voskopojës patën një numër të lartë vizitorësh.

 

“Korça mund ta them me plotë gojë që në këtë fundviti është shndërruar në destinacionin kryesor të frekuentuar nga vizitorët vendas kryesisht, por edhe të huaj. Ka shumë arsye për këtë: padyshim investimet e kryera nga bashkia e Korçës.”

 

Sipas kryebashkiakut Filo, shndërrimi i Korçës në top listën e destinacioneve turistike është një projekt i nisur prej vitesh nga bashkia.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *