Një truiste 22-vjeçare australiane është dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar në Himarë.

 

E reja ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar me autoambulancë për në spitalin e Himarës. Ajo ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

 

Himarë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 17:45,  pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

 

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *