Një turist polak ka mbetur i bllokuar në “Kanionet e Gjipesë”.

 

Mësohet se turisti ka pësuar fraktura të shumta. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, nuk është bërë e mundur nxjerrja e tij.

 

Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.

 

“Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili  ka  kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *