E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Turisti holandez bie nga Mali i Çikës

Një turist ka lëshuar sinjalin SOS , pasi ka rënë dhe ndodhet i plagosur në majën e Qores në afërsi te malit të Çikës.

 

Në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit, por dhe një helikopter. Por deri në këto momente gjetja e tij është shumë e vështirë teksa operacioni vazhdon.

 

Mësohet se janë tre të rinj nga Holanda të cilët ndodhen në majën e Qores, ndërsa njëri prej tyre ka rënë dhe ka dëmtuar ( thyer ) një këmbë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë