E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Turisti gjerman bie në humnerë në Tepelenë

Një shtetas i huaj, teksa lëvizte me motor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në vendin e quajtur “Përroi i Salarisë”.

 

Bëhet fjalë për O. L., 57 vjeç, banues në Gjermani, i cili është dëmtuar në këmbë. Për pasojë, ai është transportuar ne spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë