E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Turistët zgjedhin Zvërnecin, sfidojnë rrezikun në plazhin e “Porto Novës”

Kjo tabelë informuese për të patur kujdes, nuk i ka stepur pushuesit që të vizitojnë zonën. Bëhet fjalë për plazhin e Porto Novës, në Vlorë, i cili në fakt është i ndaluar për tu frekuentuar, pasi ai paraqet rrezik.  

Eksperienca e viteve të më papashme nuk ka qenë aspak pozitive, pasi kanë humbur jetën disa pushues.

Reklamë

I ndodhur në Zvërnec një vend pak i izoluar nga zona urbane,  ky plazh është destinacion për turistët e huaj dhe ata vendas, të cilët e frekuentojnë prej vitesh duke bërë edhe kamping.

“Prej dy vitesh jetojë në Shqipëri dhe ne Vlorë vijë shpesh. Në këtë plazh kaq të izoluar është hera e parë që vij,është vërtet bukur, nuk jam i informuar për rrezikun as për aksidentet që kanë ndodhur. Nuk i kam lexuar as tabelat informuese”, shprehet një turist amerikan.

Edhe pse rruga për të shkuar në këtë destinacion është e pashtruar, pushuesit vijnë në këtë zonë për të shijuar qetësinë dhe privatësinë. Plazhi i Porto Novës ndodhet  afër lagunës së Nartës dhe tërheq jo pak turistë gjatë sezonit.

Më shumë video

Reklamë