E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Turistët shpenzuan 4.5 mld euro”, Rama: Pagat janë rritur ndjeshëm, emigrantët të kthehen në atdhe

Kryeministri Rama publikoi statistikat e raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, që sipas tij janë përgjigjia më e mië ndaj kritikëve të këtij sektori.

Duke reaguar ndaj komenteve online, Rama theksoi se turizmi është një industri kyçe për ekonominë shqiptare, që gjeneron miliarda euro dhe hap mijëra vende pune.

Reklamë

“Në Shqipëri pesha e turizmit për 2024 është 26 përqind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, punësimi 21.8 përqind e totalit. Shpenzimet e turistëve të huaja në 2024 ishte 4.8 mln dollarë. 278 mijë të të punësuar në këtë sektor. Më the turizëm 2-3 mujor. Ne kemi turizëm që nga janari deri në dhjetor. Tentohet ta pikturojnë Shqipërinë si Somali. Është një industri e krijuar në Somalinë tonë, industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë.”, tha Rama

I pyetur mbi menaxhimin e të ardhurave nga kjo industri, Rama sqaroi se turizmi ka një ndikim të gjerë në ekonomi, duke mbështetur sektorë të ndryshëm.

Reklamë

“Është një lëvizje e tërë ekonomike, janë ata që prodhojnë ushqim, gjithfarëlloji gjërash e shërbimes për keta thuajse 12 milion njrëz që kalojnë këtu, janë masivisht turistë që rrijnë dhe shpenzojnë këtu. Nga kjo ka ardhur edhe rritja e pagave në sektoret e turizmit.”, tha kryeministri

Në vijim, kryeministri i bëri sërish thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të rikthehen dhe të investojnë në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë