Subscribe

Vlora vijon të jetë destinacioni i turistëve të huaj edhe pse jemi ne kulmin e vjeshtes. Koha e mirë dhe ditët me diell kanë sjellë në qytet një numër të konsiderueshëm të huajsh,  të cilët mbeten besnik të plazhit. Në Vlorë sot mund të gjesh  jo vetëm italianë por dhe  nga shtete të ndryshme të Europës, e deri nga Brazili i largët.

 

“Unë jam nga Brazili por jetoj në Gjermani. Është hera ime e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë natyra është tejet e bukur, ushqimi i mirë dhe njerëzit këtu janë të sjellshëm. Midis Vlorës dhe Brazilit sigurisht zgjedh Brazilin sepse është vendi im. Njerëzit këtu janë shumë mikpritës, të ndihmojnë në çdo rast që ti mund të kesh nevojë .Jo të gjithë flasin anglisht, por edhe kur nuk dinë anglisht mundohen të të ndihmojnë me sa mundësi të kenë. Përsa i përket çmimeve, akomodimi dhe ushqimi kanë çmime të përballueshme.”

 

Turistët krahas detit dhe klimës shprehen te impresionuar edhe mikpritja.

 

“Jam nga Suedia. Është hera ime e parë në Vlorë. Po qëndroj këtu prej 3 ditësh tashmë. E dua Vlorën. Më pëlqen më tepër ushqimi, plazhet, më pëlqen klima gjithashtu në vendin tim është shumë ftohtë ndërsa këtu shumë moti është i shkëlqyer. Kam zgjedhur tetorin  pasi ka më pak turistë në këtë periudhë, akomodimi është i mirë, çmimet janë paksa më të lira, mendoj se është periudha ideale për të pushuar.”

 

“Një tokë shumë e bukur, det i mirë, ushqimi po ashtu, i vetmi problem është që baret dhe restorantet mbyllen shumë shpejt në darkë. Duhet më shumë jetë nate për të rinjtë. Sepse nëse djali im në Itali del në mesnatë, këtu në mesnatë duhet të shkosh të flesh, pasi është mbyllur gjithçka. Vetëm këtë kritikë kam.”

 

Turistët e  huaj nuk hezitojnë të tregojnë se do ta rekomandojnë Vlorën dhe tek miqtë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *