Turistët vazhdojnë ta vizitojnë ishullin e Guamit edhe pse Koreja e Veriut paralajmëroi pak ditë më parë se do të hedhë 4 raketa në bazën ushtarake amerikane. Por, edhe pse kërcënimet e vazhdueshme janë shqetësuese, operatorët turistikë lokalë shprehen se ato nuk kanë pasur ndonjë ndikim në turizëm. Sipas këtyre bizneseve ka vetëm një numër të vogël anulimesh,  por qe është është i papërfillshëm dhe nuk ka ndikim ne turizëm.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut raportoi të enjten se ushtria po finalizon planet per goditjen e Guamit. Sipas Phenianit, menjëherë sapo udheqehesi Kim Jong Un te japë urdhrin do te lëshohen 4 raketa me rreze të mesme veprimi

 

Por, bregdeti dhe qendrat tregtare të ishullit të vogël janë të mbushura plot me turistë kryesisht nga Japonia, Tajvani dhe Korea. Duket se lajmi për raketat balistike nuk i ka shqetësuar aspak pasi siç thonë ata janë mësuar me kërcënime të tilla mes Uashingtonit dhe Phenianit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *