Subscribe

Kur vjeshta tashme ka nisur Vlora vijon të jetë një atraksion tërheqës veçanërisht për pushues të kamperave.

Në zonën e Radhimës edhe këtë fundjavë kanë qenë të shumtë frekuentuesit e tyre ndërsa gjeografia e pushuesve nis nga Serbia, Italia e deri Gjermania. Prej ditësh të vendosur me kamperat e tyre në brigjet e Jonit, ata shprehen se po shijojne diellin, detin dhe bukurite e natyres.

 

Turiste gjermane

Jam nga Gjermania, vij për herë të parë. Njerëzit janë shumë të mirë. Më pëlqen natyra këtu. Më pëlqen qetësia. Po shijojmë detin, por kemi vizituar dhe qytetin.

 

 

Turist gjerman

Jam nga Frankfurti dhe për herë të parë ndodhemi këtu.Është vend shumë i bukur. Kaluam nga Vlora, qytet i bukur dhe u vendosëm këtu. Është një vend shumë i bukur. Jemi të kënaqur, ndaj do të vijmë përsëri.

 

Një  pushues serb me profesion piktor, tregon se peshkon me grep çdo ditë dhe kjo i sjell kënaqësi.

 

Turist nga Serbia

 

Jam prej 5 ditësh këtu dhe është shumë bukur. Deti është një mrekulli, i pastër. Njerëzit janë shumë të mirë këtu. Nuk i njihja më parë dhe pse jo tani Shqipëria është në zemrën time.

 

Kështu u shpreh piktori, peshkatar, ndërsa u nis të shpërndajë peshkun dhuratë tek cdo pushues pranë.

 

Turiste nga Gjermania

 

Jam nga Gjermania.Nuk e kam për herë të parë,dhe është shumë bukur këtu. E dua shumë Shqipërinë ndërsa këtu është shumë bukur.

 

Vendosja e kamperave në këtë zonë të Radhimës për këtë vit, ka nisur prej muajit mars dhe gushti ka shënuar fluksin më të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *