Hong Kongu raportoi vdekjen e parë nga koronavirusi, ky është rasti i dytë pas atij në Filipine që ndodh jashtë Kinës ndërsa në Amerikë është konfirmuar transmetimi i sëmundjes mes njerëzve. Përhapja e virusit vijon me ritme të shpejta duke shkaktuar 425 të vdekur dhe 20 mijë e 500 të infektuar.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi 64 vdekje që nga mesnata e së hënës, rritja më e madhe ditore pasi virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar. Qyteti Ëuhan dhe provinca Hubei, janë izoluar tërësisht.

Pas përfundimit të pushimeve për vitin e ri hënor, kthimi në normalitet ka qënë shumë i vështirë, vendet e punës janë braktisur, turistët janë larguar, bashkë me një numër të madh investitorësh. Kjo situatë ka shkaktuar humbje të mëdha në ekonominë kineze. Presidenti Xi Jinping e pranoi që shpërthimi I virusit është një sprovë e madhe për Kinën dhe se po hasen vështirësi në menaxhimin e situatës.

Ndërkohë ende nuk ka rezultate për prodhimin e vaksinës edhe pse përpjekjet vazhdojnë në shumë vende të botës.

Pas përfundimit të pushimeve për vitin e ri hënor, është e paqartë se sa kohë punëtorët kinezë mund të qëndrojnë në shtëpi.Vende të tjera kanë nxituar të evakuojnë qytetarët e tyre nga Hubei dhe Ëuhan, ndërsa janë vendosur kufizime të jashtëzakonshme për udhëtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *