Subscribe

 Kryeministri Edi Rama ka publikuar axhenden e tij dy ditore perpara nisjes se turit ne Ballkan.

 

Fillimisht Rama do te vizitoje Maqedonine e Veritu, ku do te takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në orën 11:00. Ky takim do te pasohet nga nje konference e perbashket.

 

E dyta ne radhe eshte Kosova, ku ajo qe bie ne sy eshte moskonfirmimi i Kurtit per te takuar Ramen. Ne axhenden e publikuar, Rama shenon se eshte ende ne pritje te konfirmimit.

 

Megjithate, Rama ka te konfirmuar takimin me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Ky takim eshte parashikuar te mbahet ne oren 14:00.

 

Nga ana tjeter, Kurti deklaroi se nuk do te takohet nese nuk mbahet mbledhja nderqeveritare, kjo e anuluar ne menyre te njeanshme nga Rama.

 

Pas takimit me Osmanin do te kete nje konference te perbashket.

 

Te premten, Rama do te nis diten me takime ne Bosnje Hercegovine, ku do te takohet me kryetaren e Keshillit te Ministrave, Borjana Kristo.

 

Me pas, Rama do te takohet me Dritan Abazoviç, ne Mal te Zi.

 

Se fundmi, Rama do te takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ndersa do te mbajne dhe nje konference te perbashket.

 

Kjo vizite e Rames vjen ne nje moment te tensionuara mes Kosoves e Serbise, ku Rama shpesh here ka ashpersuar retoriken e tij politike ndaj Vuçiç.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *