E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turbulenca të frikshme, pasagjeri përfundon te valixhet (VIDEO)

Të paktën 36 pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e turbulencave që goditën avionin “Air Europe”.

Avioni ishte nisur nga Spanja dhe kishte si destinacion Uruguain, por është detyruar të bëjë ulje të detyruar në aeroportin e Natalit në Brazil.

Në total, në bordin e avionit kanë qenë 325 pasagjerë, të cilët për disa minuta rresht kanë përjetuar panik të madh.

Në videot që janë bërë publike në rrjet, shihet qartë frika e tyre, ndërsa një pasagjer ka “fluturuar” mbi kabinën ku vendosen çantat.

Reklamë

Sipas New York Times , 36 persona morën kujdes mjekësor pasi avioni u ul në Brazil dhe 23 prej tyre duhej të dërgoheshin në spital. Disa nga të plagosurit pësuan fraktura të kafkës dhe qafës. Sipas autoriteteve, fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte në rrezik për jetën./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë