E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turbulenca “godet” avionin, 35 pasagjerë të plagosur

Një avion i kompanisë “Air Canada” u ndesh me një turbulencë të fortë ajri teksa po udhëtonte nga Vancouver drejt Sidney të Australisë.

Avioni Boeing 777-200 me 284 pasagjerë në bord u detyrua të devijojë për në Hawai në momentin që u gjend para një turbulence të fortë.

Zyrtarët e kompanisë thanë se turbulence ndodhi në qiell të kthjellët.

Të paktën 35 pasagjerë u lënduan nga incidenti në ajër.

Reklamë

 

Avioni u ul me urgjencë në aeroportin Honolulu të Hawait dhe të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë