Subscribe

Turqia është i vetmi shtet që i ka të hapura kufijtë me Shqipërinë, ndaj dhe kjo javë shënoi lajmin pozitiv, atë të rifillimit të fluturimeve charter drejt Antalias.

Operatorët e tregut e shohin këtë rifillim edhe pse me dy muaj vonësë, si një rreze drite për tu rikthyer në zyrën e mbyllur prej muajit mars.

Por si janë pritshmëritë e tregut për këtë sezon veror? Agim Mehmeti, menaxheri i përgjithshëm në kompaninë “Albturs D”  tha në emisionin “E –Zonë”, në “Vizion Plus” se pritshëmritë janë të zymta.

“Në 2019 kanë pushuar në Antalia rreth 31 mijë shqiptarë. Ndërsa në 1 muaj e 20 ditë që na kanë mbetur për të kryer këto fluturime ne mendojmë se shifra nuk do ti kalojë të 10 mijë pushuesve drejt Turqisë. “

Ajo cka thonë tur-operatorët është se i gjithë tregu në Turqi është duke menaxhuar kostot e kësaj pandemie. Pra jo të gjithë hotelet janë hapur pasi sezoni nisi vonë në të gjithë vendet. Por sa do na kushtojnë paketat turistike këtë sezon?

Fluturimet janë bërë më të shtrenjta, pasi janë rritur kostot e transportit gjithandej. Por kjo rritje amortizohet me cmimet pak të ulura të hoteleve në Turqi, pra mund të themi se paketat janë thuajse njësoj si një vit më parë. Ajo që duhet të sigurojë është se hotelet janë të pajisura me certifikatën e sigurisë duke ofruar garanci për një menaxhim sipas kushteve dhe rregullave që dikton pandemia. Por e sigurt është që kush ka temperaturë mbi 37 nuk do të lejohet të udhëtojë.

Për operatorët në të gjithë këtë situatë duhet të ketë një bashkepunim më të madh me bizneset vendas turistikë, duke ofruar paketa edhe të më të leverdisshme, duke shmangur cmimet e larta në fundjave që arrijnë edhe në 250 euro, ndërsa gjatë javës dhomat e hoteleve janë bosh. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *