Subscribe

Pas Korçës, janë demokratet e Vlorës te cilët kërkojnë anulimin e garës per zgjedhjen e kryetarit te partisë. 140  anëtare te PD ne Vlore kane firmosur nje peticion ku kërkohet shpallja e pavlefshme e akteve te nxjerra nga dy nënkryetaret dhe anulimi i 22 korrikut.

 

Peticioni është i njëjte me peticionin e 130 demokrateve te Korces ku theksohet përgjegjësia e Lulzim Bashes per humbjen e thelle, por kete here peticioni thekson edhe nevojën e mbledhjes se Këshillit Kombetar te PD.

 

Ne fakt puna per mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka nisur prej ditësh ne Tirane dhe kundërshtarët e Bashes po mbledhin firmat per thirrjen e këtij forumi. Sipas statutit te PD, Këshilli Kombëtar mblidhet brenda dy javëve kur e kërkojnë ¼ e anëtareve dhe kritikeve iu duhet firma e 69 demokrateve qe jane pjese e Këshillit Kombëtar.

 

Beteja e kundërshtareve fokusohet tek anulimi i garës te cilën e konsiderojnë farse dhe te ndërtuar ne kundershtim me statutin dhe tek nevoja per te bere analizën e humbjes ne zgjedhje.

 

Këtë beteje ata e humben ne mbledhjen e kryesisë qe u zhvillua nje jave me pare e duket se numrat nuk i favorizojnë as ne Këshillin Kombëtar.

 

Përtej këtyre lëvizjeve, grupi i kundërshtareve nga e mërkura do te shkoje ne degët e partisë, per te takuar te gjithë anëtaret e PD e per t’u shpjeguar parimet e betejës se tyre.

 

Astrit Patozi i cili shpalli kandidaturën e tij per kryetarin e PD, por duke kërkuar rregulla loje te cilat nuk iu plotësuan, do te jete pasditen e se mërkurës ne Durrës.

 

I shoqëruar nga figura te njohura te PD, Patozi do te nise nga qyteti bregdetar nje tur ne te gjithe Shqipërinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *