E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Bota

Tunizia në valën e protestave, kundërshtojnë rritjen e taksave dhe çmimeve

Protestat e dhunshme në Tunizi vijojnë edhe pse qeveria ka reaguar duke premtuar ndërmarrjen e një sërë reformash sociale.

 

Autoritetet bënë me dije se reformat në shëndetësi, strehim dhe rritja e ndihmave për të varfrit do të preknin rreth 250 mijë familje të shtresës së ulët e të mesme.

 

Reklamë

Nga data 7 janar Tunizia u përfshi nga protesta popullore për shkak të planeve të qeverisë për rritjen e taksave dhe të çmimeve. Deri tani 800 persona janë arrestuar.

 

Qeveria akuzoi demonstruesit për zjarrvënie dhe sulm ndaj zyrtarëve. Disa qytetare u përpoqën t’i vinin zjarrin qendrave tregtare e dyqaneve ndërsa të tjerë bllokuan rrugët.

 

Ushtaret po mbrojnë tani bankat, zyrat postare e godina të tjera publike në qytetet kryesore .

 

Tunizia ka luftuar për rimëkëmbjen ekonomike që kur Ben Ali u rrëzua pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet. Një gjykatë tuniziane në vitin 2011e dënoi atë për përvetësim dhe shpërdorim të fondeve publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë