E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tunizia mban zgjedhjet presidenciale

Qytetarët në Tunizi po votojnë në zgjedhjet presidenciale. Vendvotimet u hapën në orët e mëngjesit. Në garën presidenciale është kryeministri Youssef Chahed, dy ish-kryeministra, një ish-president dhe ministri i Mbrojtjes. Këta janë vetëm disa nga 24 kandidatët, që po garojnë për të parin e vendit.

Zgjedhjet po mbahen pas vdekjes së presidentit Beji Caid Essebsi, i cili vdiq në muajin korrik.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk siguron 50 për qind të votave, raundi i dytë do të mbahet para 13 tetorit.

Qytetarët në Tunizi u ngritën kundër udhëheqjes autokratike, gjatë Pranverës Arabe më 2011.

Reklamë

Edhe pse qeverisja demokratike është përmirësuar, ka pasur një rënie sa i përket standardit të jetesës dhe rritje të papunësisë dhe inflacionit.

Tunizia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare më 6 tetor./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë