Subscribe

Policia ende nuk ka dalë në një version zyrtar për shkaqet e aksidentit te se shtunës qe u mori jetën dy e personave dhe la te plagosur dy te tjerë, ndërsa udhëtarët, por dhe familjarët e viktimave të aksidentit, ndalen në vendin e ngjarjes. Albert Daci, i afërm i viktimave thotë se vëllezërit Rexhepi ishin duke u kthyer nga puna: Por tuneli i Shkopetit ka qenë vazhdimisht problem. Edhe pse ai ndodhet ngjitur me hidrocentralin, në të nuk është vendosur ndriçim. Madje, në të gjithë gjatësinë e tij prej 200 metrash, nuk ka asnjë sinjalistikë që t’iu tërheqë vëmendjen drejtuesve të mjeteve për kufizimin e shpejtësisë, apo paralajmërimin se në dalje të tunelit ka kthesë. Si pasojë e aksidentit  Afrim Rexhepi 35-vjeç dhe Fitim Nelku 37-vjeç humbën jetën menjëherë, ndërsa të plagosur mbeten dy vëllezërit Ajet dhe Artan Rexhepi, 30 dhe 33 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse aksi nacional Milot – Burrel, mirëmbahet, shpeshherë mbrojtëset metalike anësore kanë rënë pre e vjedhjes, e në shumë raste, mjetet kanë përfunduar në liqen. Numrin e shumtë të aksidenteve e tregojnë edhe lulet apo lapidaret që janë ngritur buzë rrugës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *