Trajneri i Bajernit, Thomas Tuchel ka pranuar se klubi gjerman po punon për transferime të reja në merkaton e janarit.

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i merkatos dimërore dhe mesa duket bavarezët i kanë piketuar lojtarët që duan të afrojnë në skuadër për pjesën e mbetur të sezonit.

Prioritet mbetet sulmi, ku Harry Kane po shkëlqen me golat e tij në këtë pjesë të parë të sezonit. Megjithatë sulmuesi anglez mund të ketë nevojën e një zëvëndësuesi apo partneri në majën e sulmit.

“Ndoshta do të na duhen dy lojtarë”, shprehet Tuchel. “Ose nëse mund të jetë dikush që të luajë në disa pozicione në fushë, pastaj mund të ishim të plotë edhe në rast dëmtimesh. E dimë që është e vështirë të marrësh lojtarë në janar. Na duhet durim dhe optimizëm”, tha Tuchel.

Intensiteti i ndeshjeve tani sa vjen e rritet, duke përfshirë edhe fazën e eleminimit direkt në Champions, ku në muajin shkurt Bajerni do të përballet me italianët e Lazio në dy sfida të vlefshme për 1/8.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *