Presidenca ka sqaruar detaje rreth tubimit të paralajmëruar të 8 Dhjetorit, që pritet të mbajë Kreu i Shtetit.
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, thekson se nisja e dialogut të Presidentit Meta me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës.
Ndër të tjera në sqarimin e tij Blushi shkruan se institucioni i presidencës është i vendosur dhe se nuk do ta japin me koncesion demokracinë e vendit.
“Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:
Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!
Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.
JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!
TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!
TANI VETËM REFERENDUM!
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË!