Subscribe

Tuberkulozi është sërish në rritje për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të saj, të cilat kanë reduktuar testimin dhe aksesin në kujdes.

 

Drejtuesja e shërbimit të Pneumologjisë, Silvana Bala ngriti shqetësimin se është ulur mosha e personave që preken nga kjo sëmundje infektive.

 

SILVANA BALA

 

DREJTUESJA E SHËRBIMIT TË PNEUMOLOGJISË

 

Turbekulozi normalisht është për moshat e mesme por ne kemi hasur edhe në moshat e reja, për faktin se vetë largimi i popullatës për të punuar në vendet jashtë apo jetesa që kanë bërë, pra vijnë shumë emigrantë.”

 

Jo vetëm pacientët me Covid kanë ardhur në ulje por edhe rastet post Covid, që kërkojnë shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

 

SILVANA BALA

 

DREJTUESJA E SHËRBIMIT TË PNEUMOLOGJISË

 

“Tashmë numri vjen gjithmonë edhe në zvogëlim. Nuk kemi shumë raste me postcovid, janë rreth 7 raste të shtruar në pavionin postCovid që bëjnë trajtimin.”

 

Rrezik më të madh për t’u sëmurur nga tuberkulozi janë njerëzit me sistem imunitar të dobët, personat HIV pozitiv, të kequshqyerit si dhe diabetikët. Sipas OBSh turbekulozi vrau 1.6 milion njerëz në vitin 2021. Vdekjet në lidhje këtë sëmundje infektive kishin rënë gjatë viteve 2005 dhe 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *