E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Tu si que vales”, performanca dhe emocione në skenë

Një natë e çmendur. Kështu ishte parashikuar të ishte “Tu Si Que Vales” mbrëmjen e së enjtes në “Vizion Plus” dhe kështu ndodhi. Por, jo vetëm kaq: spektakli i talenteve ka ofruar në mbrëmjen e dytë edhe më shumë art, duke u kthyer kështu në skenën ku i gjen të gjitha, interpretimin, muzikën e mirë, magjinë, tendencat më të reja në kërcim, por edhe humorin e atyre që nuk konkurrojnë. Kjo skenë e madhe priti në takimin e dytë me publikun ëndrrat që ka një fëmijë, të huajt që vijnë në Tiranë vetëm për magjinë e këtij spektakli, por edhe ata që pasionin për atë çka bëjnë e kanë kthyer tanimë në profesion. Edhe mbrëmja e trete do te vijoje me performancat e konkurrenteve, pa kufizime në grupmoshë, në gjini, apo në hapësirë gjeografike.

Më shumë video

Reklamë