Bota
Tsipras viziton Serbinë, diskutohet situata në rajon

Në Beograd zhvillohet sot Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit Greqi-Serbi.
Kryeministri Alexis Tsipras dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë një takim këtë të premte ku përveç marrëdhënieve bilaterale pritet të diskutohet për dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe çështja e emrit të Maqedonisë.
Reklamë
Gjithashtu në Beograd do të zhvillohet dhe takimi katërpalësh mes Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.
Tsipras dhe Vuçiç së bashku me kryeministrin e bullgarisë dhe kryeministren e Rumanisë do të diskutojnë në lidhje me zhvillimet në rajon dhe anëtarësimin e Serbisë në BE.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




