Pas sigurimit të votëbesimit të qeverisë dhe mbylljes me sukses të marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, kryeministri grek Aleksis Cipras tashmë fokusohet tek elektorati për zgjedhjet e trefishta të këtij viti.

 

Kreu i qeverisë njoftoi se ka në plan të rrisë pagën minimale mujore me rreth 11 për qind, rritje e para që kur nisi kriza dhe vendi u zhyt në recesion.

 

“Sot pas 10 viteve të shkurtimeve të pagave, ju ftoj të merrni një hap tjetër historik, propozimin tim për pagën minimale 650 euro në muaj nga 586 euro aktualisht. Qeveria jonë vazhdon me vendosmëri dhe këmbëngulje projektin e rindërtimit të ekonomisë greke me orientim themelor të zhvillimit të barabartë.  Suksesi ynë është ulja e papunësisë. Nga 27% në 2014, papunësia tani është në 18.3% me krijimin e 350 mijë vendeve të reja të punës.”

 

Plani i pagës minimale duhet të miratohet nga parlamenti në ditët në vijim, ndërsa do te hyje në fuqi muajin e ardhshëm. Ne mbledhjen e qeverise Aleksis Tsipras beri te ditur se zgjedhjet parlamentare do te mbahen në muajin tetor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *