Subscribe

 

Kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë konferences së tij para mediave pas samitit të Sofies ka deklaruar se negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në rrugë të mirë.

 

Në lidhje  me Shqipërinë, e kam thënë dhe  në Samit, negociatat me Shqipërinë ishte më të vështira (krahasuar me maqedoninë), kanë zgjatur shumë kohë. Të imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje të cilat janë të hapura nga Lufta e dytë botërore dhe se jemi ende në gjendje lufte.  Është dhe çështje e Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE), një çështje e rëndësishme. Dhe një numër çështjesh të tjera, duke përfshirë të drejtat e pakicës greke. Ne jemi në një rrugë shumë të mirë. Nuk dua për të përdor fjalën i “i sigurt”, por do të thoja shumë optimist se ne mund të kemi një rezultat pozitiv dhe për këtë çështje në qershor.

 

 

Shefi i qeverisë greke Cipras shtoi se Greqia po kërkon një zgjidhje pë vendet anëtare të Bashkimit Europian të cilët janë skeptike për çeljen e negociarave me Shqipërinë.

 

 

Nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile për të filluar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo nuk varet vetëm nga zgjidhja e problemeve tona  dypalëshe. Është çështje më e gjerë e diskutimit, me të cilën do të merremi, dhe do të merremi edhe më shumë  drejt samitin vendimtar në fund të qershorit. Ka disa vende që kanë mendime të ndryshme për këtë, po kërkojmë të gjejmë një zgjidhje.

 

 

Në javët në vijim pritet të mbyllet marrëveshja e kufirit detar mes Shqiërisë e Greqisë e cila do të finalizohet me nënshkrimin e dy kryeministrave në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *